Stafa: Rënia e shtangetës në skenën e  Akademisë së Arteve, gabim njerëzor

schedule23:38 - 14 Janar, 2019

schedule 23:38 - 14 Janar, 2019

Skena e Akademisë së Arteve është ndër më të pëerdorurat në kryeqytet për koncerte dhe shfaqje. Të shtunën në mes të skenës ra një shtangetë e madhe hekuri, fatmirësisht nuk kishte artistë në skenë. Përgjegjësia e skenës Ema Stafa, thotë se rënia e saj ishte për një gabim njerëzor, jo nga amortizimi. Stafa kërkon që të investohet në këtë skenë, pasi prej 17 vitesh nuk është vënë dorë në të. 

Në skenën e Akademisë së Arteve,  të shtunën pak minuta para se të niste koncerti i orkestrës së RTSH, ka rënë shtangeta kryesore e hekurit, në qendër të skenës, ku do të interpretonin  orkestranët, por fatmirësisht nuk ka patur artistë në skenë.

Përgjegjësja e skenës në Universitetin e Arteve Ema Stafa thotë se rënia e shtangetëes ka ardhur për gabim njerëzor  dhe jo nga amortizimi i skenës.

Stafa sqaron se aktualisht, çelësat që ulin dhe ngrenë shtangetën janë bllokuar dhe shtangeta është lidhur deri sa të shikohet nga specialistët.

Por në këtë sallë një ndër problematikat kryesore është edhe ngrohja , ku artistët shpesh bëjnë prova në kushte të jashtëzakonshme.

Skena e Akademisë së Arteve është ndër më të përdorshmet për shfaqje të ndryshme, por sistemi i ngrohjes është thuajse jashtë funksionit. Stafa thotë se për këto kushte janë ankuar shpesh, por ndërhyrje në të nuk është kryer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!