Platforma e transmetimit muzikor, Spotify, e ka mbyllur zyrën e saj në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Kompania ka kufizuar gjithashtu zbulueshmërinë e shfaqjeve në pronësi dhe operim të mediave shtetërore ruse.
Netflix ka njoftuar më parë se nuk ka plane të shtojë kanale shtetërore në shërbimin e tij rus, pavarësisht një rregulloreje që do t’i kërkonte asaj të shpërndante kanale të mbështetura nga shteti.
Kujtojmë që sot është dita e gjashtë që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe situata paraqitet tepër e rëndur dhe tragjike./abcnews.al