Sportelet e tatimeve transferohen te ADISA

schedule14:28 - 11 Tetor, 2019

schedule 14:28 - 11 Tetor, 2019

Partia Demokratike është shprehur kundër transferimit të sporteleve të tatimeve në ambientet e Agjencisë së ofrimit të shërbimeve publike të integruara ADISA. Por ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj i është përgjigjur se mund ta rishikojnë vendimin nëse qytetarët shprehen të pakënaqur.

Çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet por do ti drejtohet sporteleve të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA). Ka dy qëndrime të kundërta sa i përket kufijve ligjorë të këtij vendimi.

Por mund të bien dakord tek një pikë, të respektojnë vullnetin që do te shprehin vetë tatimpaguesit.

Në 2 Tetor qeveria vendosi të kalojë në varësinë e ADISA-s sportelet e Drejtorisë së Tatimeve duke zhvendosur edhe punonjësit aktualë të këtyre sporteleve nga punonjës të tatimeve në punonjës të kësaj agjencie.

Në njërën prej pikave, vendimi i Qeverisë nuk përjashton që në rastet kur sportelet e ADISA-s nuk mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara nga qytetarët, ato do të vazhdojnë të ofrohen nga vetë institucioni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!