“S’po garojmë të mundim Ramën se ndryshe do kishim marrë Mike Tyson”, Idrizi: Na duhet një kandidat që mendon për qytetin

schedule21:49 - 21 Tetor, 2022

schedule 21:49 - 21 Tetor, 2022

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në studion e emisionit “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se partia nuk ka nevojë për një kandidat që të fitojë përballë atij të Ramës në zgjedhjet lokale të 2023. Sipas tij partia ka nevojë për një kandidat që njeh problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Me nota humori, Idrizi tha se nëse do kishin pasur nevojë për një kandidat që të mundte Ramën, do kishin marrë boksierin Mike Tyson.

Idrizi: Nuk ka koalicione, janë dy votime. Ne nuk po garojmë që të mundim Ramën, se po të jetë shkojmë e marrim Mike Tyson që të mundë Ramën. Ne duhet të fokusohemi se kush është oferta më e mirë për qytetarët. Kësaj radhe nuk ka politikë, le t’ia lëmë të tjerëve politikën. Kësaj radhe më duhet një që të jetë i zoti për rrugët e qytetit, urbanistikë, ujin dhe për jetën e përditshme të qytetarëve.

Unë e kam parë Alimehmetin nëpër studio dhe kam një simpati nga larg. duhet të fokusohemi shumë të produkti. Edhe në këtë studio duhet të preokupohemi në standardet zgjedhore. Edhe për opozitën e kam këtë gjë, kryesisht për të, jo vetëm që do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, por nëse duan të krijojnë një front të madh, duhet të adresohen me dikë që do ketë profilin e atij që duan qytetarët. Për të bërë politikë ka boll. Ne sot vuajmë për punëtorin e qytetit./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!