Spiunuan për Izraelin, gjykata e Katarit dënon me vdekje 8 marinarë indianë

schedule15:44 - 27 Tetor, 2023

schedule 15:44 - 27 Tetor, 2023

Një gjykatë e Katarit ka dënuar me vdekje tetë ish -personel të marinës indiane nën akuzën e spiunazhit, në një vendim që ka shkaktuar tronditje në Nju Delhi. Ata u arrestuan vitin e kaluar me dyshimin se kishin spiunuar për Izraelin në lidhje e programin e nëndetëseve ushtarake të Katarit, raportoi Times of Israel.

Qeveria indiane tha se do të shqyrtojë të gjitha opsionet ligjore në këtë rast, ndërsa ministria e jashtme e vendit tha në një deklaratë se do të ” shqyrtojë vendimin me autoritetet e Katarit” dhe do të vazhdojë të “sigurojë të gjithë ndihmën konsullore dhe ligjore” të burgosurve.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga vendimi i dënimit me vdekje dhe presim vendimin e detajuar,” thuhet në deklaratë.

Tetë burrat ishin punonjës të firmës së konsulencës Al Dahra, e cila po punon me qeverinë e Katarit për blerjen e nëndetëseve. As qeveria indiane dhe as autoritetet e Katarit nuk i kanë bërë publike akuzat kundër të larguarve.

Ministri i Jashtëm i Indisë theksoi, nga ana e tij, se natyra e saktë e akuzave kundër tetë burrave “nuk është plotësisht e qartë”, ndërsa qeveria e vendit shtoi se “nuk do të ishte e përshtatshme për të bërë komente të mëtejshme në këtë fazë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!