Një ukrainas është dënuar me tetë vite e gjashtë muaj burg pasi ka ndihmuar Rusisë në përgatitjen e sulmeve ajrore, sipas një deklaratë të shërbimit të sigurisë së Ukrainës.
Burri, i cili nuk është identifikuar, mblodhi informacione mbi vendndodhjen e qendrave logjistike ukrainase për forcat ruse në rajonin e Dnipro.
“Para së gjithash, ai u përpoq të vendoste koordinatat e bazave të mirëmbajtjes së pajisjeve ushtarake të mbrojtësve ukrainas. Ai i kaloi informacionet e marra të inteligjencës për përgatitjen e sulmeve ajrore ndaj objekteve ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Theksojmë se ukrainasi raportohet se paguhej për çdo detyrë që kreu me sukses për rusët.
/abcnews.al