Spitali “Shefqet Ndroqi”, gati për të pritur urgjencat kirurgjikale

schedule17:40 - 3 Korrik, 2018

schedule 17:40 - 3 Korrik, 2018

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është bërë gati për të pritur urgjencat kirurgjikale nga i gjithë vendi. Riorganizimi i shërbimit që bëhet për herë të parë nis të mërkurën. Mjekët nga Tiranë i bëjnë thirrje kolegëve nga rrethet t’i pajisin të sëmurët me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.  

Ky shërbim ne spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë deri tani ka pritur raste urgjente kryesisht për probleme të mushkërive.

Nga katër korriku, çdo të mërkurë në vijim, për herë të parë do të trajtojë të gjitha urgjencat kirurgjikale, nga spitalet e Tiranës dhe ato të rretheve.

Shefi i shërbimit tregon se janë përgatitur me ekipe mjekësh kirurgë, anestezist, staf mbështetës e aparatuara për të përballuar çdo fluks të mundshëm.

Masa jane marrë edhe për sallat e operacionit.

Ylli Ziçishti: Jemi në bllok të sallave, Këtu janë 4 salla, ekipi është mjek kirurgësh, janë 3 mjekë kirugë primarë, ne i përballojmë, ne jemi gati ëpr cdo gje me medikamente e preparate.”

Ndërkohë mjekët kirurgë kanë një apel për kolegët e tyre në spitalet rajonale.

Novruz Bare: Të gjithë spitalet duhet t’i përcjellin pacientëtme epikrizë përcjellëse pasi është bërë velrësimi nga spitali përkatës. Janë ndërhyrjet kirurgjikale të përgjithshme”.

Spitali i Mushkërive veç disa shërbimeve si kardiokiurgji, neurologji dhe raste të rënda që do të vijojnë të trajtohen në QSUT katër herë në muaj tashmë do të presë urgjencat kirurgjikale nga i gjithë vendi.

Riorganizimi i shërbimit synon të reduktojë mbingarkesën me të cilën përballet  Qendra Spitalore “Nënë Tereza”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!