Spitali në Kosovë mbushet me pacientë, mjekja: Njerëzit kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram

schedule10:02 - 21 Korrik, 2021

schedule 10:02 - 21 Korrik, 2021

Në festën e Kurban Bajramit, mjekja Dafina Basholli në Kosovë ishte në detyrë në qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty ajo priti shumë pacientë që u paraqitën për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Basholli shprehet në një intervistë për mediat në Kosovë se duhet shmangur konsumi i ushqimeve me shumë kalori sidomos nga ata që vuajnë nga diabeti, duke nënvizuar se një pjesë e pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore kishin konsumuar shumë ushqime të ëmbla.

“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Sot kemi pas shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”, u shpreh ajo.

Ajo tha se nuk ka një numër të saktë të atyre pacientëve, sepse kujdestaria vazhdon deri në mëngjes dhe statistike nxirret në fund. “Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!