Një spital në Mumbai të Indisë u bashkua me një kompani sigurimesh për të thyer një Rekord Botëror Guinness, duke vaksinuar më shumë se 30,000 njerëz në një javë.
Spitali Surana Sethia, në partneritet me kompaninë e sigurimeve ICICI Lombard, vendosi rekordin Guinness duke regjistruar 30,467 njerëz për të marrë vaksinat e tyre kundër COVID-19, gjatë periudhës 7 deri në 14 gusht.
“Të gjithë personat që u regjistruan u vaksinuan në vend”, tha spitali.
“Ndërsa pandemia vazhdon të rishfaqet në valë, është më e rëndësishme të vaksinoni popullatën,” tha CEO i Spitalit Surana Sethia, Dr Prince Surana.
“Procesi i vaksinimit zgjati për 14 ditë, gjatë së cilës 50,000 njerëz u vaksinuan falas”, shtoi spitali./abcnews.al

