Spitali i tij në shërbim të njerëzve, në Afrikë krenohen me Drogba

schedule11:57 - 13 Prill, 2020

schedule 11:57 - 13 Prill, 2020

Koronavirusi është shtrirë në gjithë botën dhe shumë njerëz po humbin të dashurit e tyre në këtë betejë. Në Bregun e Fildishtë janë regjistruar 533 të infektuar dhe 4 të vdekur. Didier Drogba është futbollisti më i madh që ka nxjerrë ky vend dhe ish-sulmuesi i madh ka vendosur të ndihmojë njerëzit e tij.

France24 raporton se Drogba ka vendosur spitalin e tij në dispozicion të njerëzve, duke e kthyer në një qendër ekzaminimesh. Ish-bomberi i Chelsea e ka ndërtuar atë në Attecoube, një nga lagjet më popullore të Abidjan, por nuk është inaguruar ende.

Tani i takon shtetit që ta bëjë atë funksional”, shprehet Mariam Breka, drejtori i fondacionit që zotëron Drogba, teksa nuk mungon as vlerësimi nga njerëzit e politikës, të cilët e falënderojnë 42-vjeçarin për gjestin patriotik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!