Ditët e fundit në urgjencën e pediatrisë në Librazhd është dyfishuar numri i fëmijëve të prekur nga virozat.
Pediatrja Antoneta Çota thotë se pas vitit të ri afro 40 fëmijë në ditë kanë nevojë për shërbim ambulator në spital. Pasi marrin terapinë vazhdojnë mjekimin në shtëpi. Nuk kanë munguar as rastet me komplikacione ndërsa ka pasur dhe të shtruar në spital.
Mjekja shpjegon simptomat specifike të gripit të këtij sezoni.
“Temperature e lartë tipike që zgjat tre ditë”.
Çota thotë se ka pasur dhe fëmijë me COVID por në shifra të ulëta./abcnews.al