“Spitali Amerikan” jep 10 bursa për studentët ekselentë të Mjekësisë nga Shqipëria dhe Kosova

schedule16:40 - 21 Shkurt, 2022

schedule 16:40 - 21 Shkurt, 2022

Ema Shazivari

10 bursa, 8 nga Shqipëria dhe dy nga Kosova u shpërndanë për studentët ekselentë të mjekësisë nga Spitali Amerikan. Dr. Shk.Lindita Shosha kryemjeke e Spitalit Amerikan si dhe kryetare e komisionit për shpërndarjen e bursave thotë se kjo bëhët për të mbështetur të gjithë studentët që do të jenë mjekët e së ardhmes.

Prej disa vitesh Spitali Amerikan dhe në veçanti Drejtoria e Strategjisë Akademike e Edukimit Mjekësor kanë ndërmarrë një projekt për sponsorizimin e studnetëve të shkëlqyer në mjekësi” , tha ajo duke theksuar se gjatë vlerësimit merret në konsideratë edukimi i studentëve, mesatarja, backgroundi social dhe ekonomik, njohuritë e përgjithshme dhe si e shohin ata të ardhmen në vendin e tyre.

Mjekësia do tru, do njerëz të aftë, mjekë të aftë që marrin jetën e njerëzve në duart e tyre dhe t’i shërbejnë kësaj jete. Këto janë kushtet. Nëse studentët kur mbarojnë Fakultetin e Mjekësisë kanë dëshirë të punojnë pranë Spitalit Amerikan, i kanë duart e hapura. Ne kemi bërë edhe takime të tjera me studentët e mëparshëm. I kemi prezantuar me strukturat dhe kanë hyrë nëpër sallat e operacionit. Janë të lirë të futen në strukturë dhe të marrin eksperiencë”, tha mjekja.

Spitali Amerikan prej 5 vitesh mbështet studentët ekselentë nga Shqipëria edhe Kosova duke ofruar bursa. Për dhënien e këtyre bursave mblidhet një komision i pavarur që përbëhet nga mjekë profesionist. Vlerësimi dhe mbështetja e këtyre studentëve është iniciativë e doktor Klodian Allajbeut, CEO i Spitalit Amerikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!