Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si strategji politike për të ardhur në pushtet akuzat e kreut të PD Lulzim Bashës dhe opozitës për situatën e pandemisë në vend.
Në një konferencë për mediat, Rama tha se është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka, sipas tij nuk është e vërtetë. Kryeministri i cilësoi si të pavërteta edhe akuzat se pacientët po qëndrojnë në ambulanca.
“Faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhenës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa ë shumë dëshpërim përmes sajesash, abuzimesh. Një propagande të shfrenuar që dëmton moralin mjekëve, infermierëve, ekspertëve që me shumë përkushtim po udhëheqin në këtë front në një vijë që përfshin të gjitha vendet e planetit.
Është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishe siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet nëpër autoambulanca, falë edhe ndihëm edhe të ndonjë medie që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë. Që qeveria po vjedh prandaj numri i vdekjeve po rrite.
Çka është absurde sepse për fat të ketë, por edhe për fat të mirë, fakti është që numrat po rriten eksponincialisht kudo. Është një absurd që fatkeqësisht nuk vjen nga padituria. Shumë e dukshme, shumë vulgare shumë e dënueshme si strategji politike për një pushtet. Për një pushtet që nuk kanë shansin ta marrin sepse e shpërdoruan në këtë farë feje. Që lavdi zotit ky virus nuk ra kur ishin ata. Nuk e gjeti me shëndetësinë që na lanë ata. Si mund të gënjehet në këtë farë feje? Si mund të organizohet çdo ditë një sulm i tillë pa pushim? Si mundet që të hidhet teza që njerëzit vetëvriten nga kushtet në spitale”, tha Rama. g.v/abcnews.al