Gjermania ka raportuar më shumë se 2 milionë raste koronavirus, duke u bërë vendi i 10-të në botë që arrin këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vendi regjistroi 22368 raste të reja ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2000958, njoftoi Instituti Robert Koch. Gjermania gjithashtu raportoi 1113 viktima nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44994.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani është “shumë shqetësues”, tha të enjten kreu i Institutit Lothar Wieler.
“Rastet e reja të koronavirusit duhet të ulen, njësitë e terapisë intensive nuk kanë qenë kurrë aq të tejmbushura si ditët e fundit”, u shpreh ai.
10 nga 16 landet e Gjermanisë tani kanë arritur kapacitetin 85% në njësitë e tyre të kujdesit intensiv, paralajmëroi Wieler, teksa shtoi se bllokimi aktual në vend nuk është aq efektiv sa në pranverë./abcnews.al