Deputetët s’i mbajnë dot të qeshurat, Spiropali “rrezikon të mbytet” ndërsa i përgjigjet Berishës: Të zë mallkimi i atij

schedule14:39 - 14 Korrik, 2022

schedule 14:39 - 14 Korrik, 2022

Ministrja Elisa Spiropali ka rrezikuar të “mbytet” ndërsa po i përgjigjej replikave të bëra më herët nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ndërsa mori një shishe ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur: “Të zë mallkimi i tij.”

Ndërkohë nga salla deputetët e tjerë, si Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi  nuk mundën t’i mbanin dot të qeshurat.

“Ju e mundët Lulin, që u vetëmund edhe mendoni që me atë protestën me kuadrate në Bulevard keni mundur edhe Enkelejdin që s’diti kurrë ku ishte, e as ku do shkojë por do gëzoheni shumë edhe me Metën, ta gëzoni edhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë me të se sa më shumë të bëheni aq më pak vota do të merrni.”

Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar bashkimin e Berishës dhe Metës. Ndërsa u tha “ta gëzoni Ilirin”, Spiropali duke iu drejtuar opozitës shtoi se “sa më shumë të bëhen, aq më pak vota do të marrin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!