Spiropali për shembjen: Teatri jonë si furrik ndërsa ai i Shkupit gjigant, pse mos jetë dinjitoz

schedule12:06 - 21 Maj, 2020

schedule 12:06 - 21 Maj, 2020

Në seancën e sotme plenare, ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali u është drejtuar përfaqësuesve të opozitës si disa “ikanakë” pasi u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu Spiropali përmend edhe 2017 me “Çadrën” si dhe  2019 kur “ikën pasi shteti i krimit dhe drogës nuk u jeptë hapësirë për të shprehur talentin inekzistent.”

Spiropali u shpreh: “Kjo, siç thotë Shekspiri, është një gjë pa emër. As ka identitet të përcaktuar, as s’po mundemi të dalim në një tryeze për të dalë në ca konkluzione. Këta gjejnë të gjitha rastet e mundshme, për të ikur nga kjo tryeze. Në 2017 ishte çadra në 2019 ikën se pushteti i krimit dhe drogës nuk u jepte hapësirë që të shprehnin talentin inekzistent…Më thoni një parti opozitare që nuk futet në zgjedhje. Ikanakët e mëdhej.”

Po ashtu, Spiropali shtoi se protestën e qytetarëve, opozita e ka kthyer në një skenë “ku Monika luan rolin e Penelopës ndërsa Lul Basha atë të Odiseut. Spiropali theksoi se opozita po braktis një nga reformat më të rëndësishme në vend.

Elisa Spiropali:.. Ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodh ishte se nga një protestë me ndjeshmëri qytetare, ata e kanë kthyer në një skene.  Aty, ku Monika luan rolin e Penelopës, ai Lul Basha të Odiseut…Nuk po dinë ta mbajnë, turnin se dinë ku e kanë, trupat e tyre nuk u gjetën nen rrënoja..Kanë vendosur të braktisin një nga reformat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen europanie. Ata njerëz aty nuk kanë lidhje fare me artistet e mëdhej. Pse të jetë teatri jonë një furrik ndërsa teatri i Shkupit gjigant. Pse qenkemi ne të destinuar që mos kemi një teatër dinjitoz…” /abcnews.al/