Spiropali: Pengim i dhunshëm i studentëve për mësim

schedule19:56 - 29 Janar, 2019

schedule 19:56 - 29 Janar, 2019

“Ajo që po ndodh tani nuk lidhet me protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, por është një pengim i dhunshëm i studentëve për mësim”. Kështu është shprehur Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në studion e  Mbrëmje në ABC News.

“Protestën e studentëve duhet ta ndajmë nga kjo që po ndodh sot. Ajo që po ndodh tani nuk lidhej me protestën. Kemi një pengim të dhunshëm të studentëve për mësim shumica janë të çliruar kemi situatë të tensionuar te juridiku se aty ka ndërhyrë politika me brutalitetin e vet për ta mbajt peng. Disa janë studnetë, disa jo studentë dhe disa studentë, por jo të drejtësisë”.

Sipas Spiropalit protesta e mëparshme i dha shuplakë qeverisë për të çuar më tej 8 kërkesat e studentëve dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

“Protesta ishte ajo që i dha një shuplakë qeverisë. Lindii pakti për universitetin dhe përpjekja jonë për të ndryshuar sistemin arsimor në Shqipëri dhe rritur arsimin cilësor. Ne vajtëm edhe më tej se 8 kërkesat duke i ofruar një pakt edhe më të madh për rrijten e cilësisë së arsimit, si biblioteka digjitale, punësimi, ndryshimi i ambjenteve infrastruktura, kampusi universitar, partneriteti që ministria do ketë. Ne e çuam më tej klithmën e studentëve për të vazhduar dialogun”.

Ajo theksoi se ligji nuk e autorizon qeverinë që të ndërhyjë, por e konsideroi të papranueshme mos ndërhyrjen e rektoratit kur dekani dhe studentët kërkojnë të zhvillohet mësim.

“Është i papranueshëm kur dekani edhe studentët i kanë kërkuar Rektorit dhe rektoratit që të sigurojë mësim dhe të ndërhyjë që të sigurojë ato klasa. Personat që s’janë studentë dhe kanë hyrë në ato mjedise. Ligji nuk e autorizon qeverinë që të ndërhyjë, ligji ia garanton rektorit këtë gjë dhe ne nuk kemi marrë asnjë njoftim për ndërhyrje. Nesër falukteti Juridik nis mësimin te “Petro Nini” dhe kjo bëhet që t’u garantohet studentëve e drejta për mësim. Këta drejtues po shkelin me të dy këmbët ligjin. Ne do veprojmë vetëm sipas ligjit”.

Sa i takon abrogimit të ligjit për arsimin e lartë Spiropali u shpreh se kjo nuk kërkohet nga shumica e studentëve, por theksoi gatishmërinë e qeverisë për t’i dëgjuar ata studentë e pedagogë, pasi është ligji kërkon një kohë të caktuar.

“Aty s’ka asnjë problem nuk janë të gjithë studentët e pedagogët, të cilët kanë të drejtën e tyre të kenë opinion për ligjin për arsimin, këta nuk janë shumica absolute. Ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë, por bërja e ligjit ka një procedurë të caktuar dhe ata kanë të drejtë të ndjekin atë rrugë”.

E pyetur nëse do ketë rishikime parciale të ligjit, Spiropali u përgjigj: “Ligjet nuk janë as Bibël, as Kuran, por të shkruara që të kolaudohen gjatë rrugës. Kemi bërë shumë takime individuale e në grup dhe ende sot nuk kemi një argument se cili nen është antikushtetues. Jemi të gatshëm t’i dëgjojmë në Kuvend dhe kudo. Edhe Ministrja e Arsimit ka dëgjuar disa prej tyre dhe më kritikët, por ligjet janë të miratuara dhe s’mund të abrogohen se e kërkojnë disa studentë e pedagogë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!