Spiropali-opozitës në Parlament: Jeni të njëjtët që bënit Lul Bashën të pastër si kristali, tani i kërkoni rublat në xhep

schedule14:18 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:18 - 6 Tetor, 2022

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur pasditen e së enjtes në Parlament me kreun e demokratëve Sali Berisha. Spiropali e mori fjalën pas ish-kryeministrit Berisha i cili kritikoi qeverinë për situatën energjitike në vend dhe për  situatën në të cilën ndodhen universitetet në një kohë që edhe pedagogët janë ngritur në protestë.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali i kujtoi Sali Berishës situatën e sektorit të energjisë në vitin 2013 kur PS erdhi në pushtet. Ajo renditi borxhet në sistemin energjitik dhe problemet me bashkitë që, sipas Spiropalit tashmë nuk ekzistojnë më edhe në ato njësi që kanë qenë historikisht bastione të së djathtës.

“Sa shtëpi do të ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 miliardë. Por në rast se ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjitk te Cezi? Por në rast se nuk do të kishit futur sekserë gjithëfar soj për të privatizuar sistemin tonë energjitik? Do jepni ju përgjigje për këto? Apo do të flisni për vizitat tuaja nëpër zona si ata korbat që vijnë vërdallë për të gjetur raste…Që pas tërmetit janë ndërtuar me mijëra shtëpi, dhjetëra kopshte e çerdhe. Shkoni shihni si e latë Kamzën e si është sot. Një çerdhe të vetme publike nuk kishte. Ju i shihni njerëzit vetëm si vota dhe i përdorni si mishin për topin tuaj elektoral. Shkoni shihni Kamzën, Lezhën, Kavajën, Laçin dhe të gjitha që janë ngritur në këmbë pas një tërmeti shkatërrimtar.

Te sulmet kibernetike nuk treguat asnjë kujdes as për faktin që Shqipëria është në një luftë, një sulm hibrid i paprovokuar. Po ju që e kryesoni këtë trupë keni edhe aleatët tuaj ata që navigojnë në oqeanin e madh të dezinformimit. Keni një hall, të shpëtojnë ju nga asgjësimi i plotë politik

Ne do të vijojmë me aleatët ju vijoni me renegatët. Për sistemin e energjisë mund të të përmend edhe 50 për qind humbje në sistem në kohën tuaj. Si vini këtu e flisni për rrënim të sistemin energjiti. S’e di ku e gjeni këtë guxim. Ju se keni problem të përdorni qysqi e armë kundër partisë tuaj. Ju e mbronit Lul Bashën, i pastër si kristali. Ky me para ruse? PD  që ka sjellë këtu lirinë e demokracinë? Ku e keni sot Lulin? Sot keni ngritur audit sa për të qeshur, për të gjetur rublat në xhepat e Lulit. Kjo është qesharake. Kjo nuk ju shkon juve që pretendoni se jeni një burrë shteti. As në makthin më të madh nuk qeverisni dot shqiptarët.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!