Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

schedule10:44 - 25 Shkurt, 2026

schedule 10:44 - 25 Shkurt, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi sot në 25 shkurt, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.



Prekaz |  Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.

Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.

Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.

Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.

Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.

Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.

Na kërkon të jemi të denjë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!