Një akt të përgjegjshëm lirie e ka konsideruar nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali dorëzimin e mandatit të Sajmir Tahirit. E ftuar në studion Mbrëmje në ABC News Spiropali tha se Tahiri doli para drejtësisë si një njeri i lirë.
“Akt i paprecedentë në historinë e parlamentit, akt përgjegjësie dhe dinjitoz. Tahiri doli ashtu siç është një njeri i lirë para drejtësisë”.
Deklaratave të opozitës se kjo është një lojë e Ramës dhe Tahirit, Spiropali këto deklarata i bëjnë të gjithë ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin.
“Ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin”. /abcnews.al