Spiropali: Ka filluar pendesa në rradhët e opozitës për dorëheqjen nga mandati

schedule20:47 - 7 Mars, 2019

schedule 20:47 - 7 Mars, 2019

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin në studion e ABC News deklaroi se nga kontaktet që kanë me ish-deputetët e opozitës, këta të fundit kanë filluar të tregojnë pendesë për heqjen dorë nga mandati. Sipas informacioneve që disponon, Spiropali deklaroi se nga lista e LSI-së pritet të zëvendësohen të gjitha vakancat.

Elisa Spiropali: Ka filluar pendesa e përgjithshme.

Mirela Milori: Po si, për shembull?

Elisa Spiropali: Po tani kandidatët e tyre nëpër lista po hyjnë në parlament, diçka e paparashikuar për ta, pra nuk po i binden dy krerëve të partive opozitare, as Zoti Basha dhe as Zonjës Kryemadhi, dhe kur nuk i binden ata imagjino t’i bindet elektorati i gjerë, por ky është një debat tjetër. Po zëvendësohen sipas ligjit në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria po vazhdon punën dhe mazhoranca po kryen detyrën.

Mirela Milori: Tani kur më thatë pendesë, me pendesë kuptuat vetëm pjesëmarrjen e deputetëve të listave në parlament, apo keni ndonjë sinjal ndoshta dhe jo formal nga përfaqësues dfhe nga ata që janë jashtë që janë penduar për këtë që kanë bërë.

Elisa Spiropali: Po mesazhe marrim ne se shkëmbejmë me njëri-tjetrin, njerëz jemi njimti i njohim cilët janë dhe patjetër që marrim dhe mesazhe që kjo ishte e papritur. Dhe mos mendoni se të gjithë deputetët që kanë dorëzuar mandatet e kanë bërë këtë me vullnetin e tyre të lirë apo në zgjedhje krejtësisht të pavarur. Ju kujtoj që deputetët kanë firmosur për dorëzimin e mandatit në selinë e PD-së të rrethuar nga një turmë jashtë militantësh e thirrur nga kreu i partisë. Janë detyruar të firmosin pasi lidershipi i partisë dhe konkretisht Sali Berisha që mori vendimin ka deklaruar Zoti Berisha nuk e themi ne dhe pastaj Lulzim Basha i ka detyruar para kanë qenë në kushtet e një detyrimi, nuk ka qenë vullneti i tyre i pavarur.

Mirela Milori: Ka emra me peshë mes atyre njerëzve që janë penduar që mund të kenë djegur mandatet?

Elisa Spiropali: Ndoshta emrat më me peshë.

Mirela Milori: Të Partisë Demokratike…

Elisa Spiropali: Ata që nuk janë militantë të verbër apo të rinj të këtyre forcave politike.

Mirela Milori: Si e shikoni sa mund të jetë numri i deputetëve opozitarë që do vijnë. Keni të dhëna? Po bëni sondazhe informacione, nga këtë të listës qoftë të LSI qoftë të PD?

Elisa Spiropali: Ne nuk jemi marrë në asnjë moment dhe për asnjë arsye mekët proces të brendshëm të opozitës. Kjo është lista e tyre dhe KQZ po bën punën për t’i zëvendësuar ka shpallur vakancën. Nuk mund të parashikojmë kemi informacione që ndoshta pothuajse e gjithë lista e LSI-së po zëvendësohet. Të paktën nga ana që kanë shprehur interes, por ne nuk ndërhyjmë. Edhe sikur parlamenti të mbetej me numrin aktual për ne do të mbetej një parlament legjitim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!