Spiropali: Basha do të protestojë në Tetor që të nxijë Shqipërinë

schedule15:40 - 6 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 6 Shtator, 2019

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzon Lulzim Bashën se do të organizojë protesta në mes të Tetorit, që të pengojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Opozita ka vendosur të shtyjë në mesin e Tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi deklaroi mbrëmë  Lulzim Basha. Domethënëse kjo frazë për këdo akoma që nuk e ka kuptuar apo mësuar se ku fle lepuri që prodhoi qindra zallamahi në gjysmën e parë të vitit. Në mes të Tetorit, kur të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërisë në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian më 18 Tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto-lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë”, tha Spiropali./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!