Spiro Duni: Aktorët në Shqipëri janë të përkëdhelur

schedule21:20 - 8 Shkurt, 2019

schedule 21:20 - 8 Shkurt, 2019

Regjisori Spiro Duni në “Provokacija” ka folur për komedinë e zezë “Gusht, portret familjar” e cila pritet të ngjitet në skenë. Sipas tij, mesazhi që ai do të japë me anë të kësaj komedie është për familjen dhe në veçanti për njeriun.

“O njeri bëhu ca më i mirë, më i gjerë, më i kuptueshëm, më njeri. Ky është mesazhi im mbi veprën”, tha regjisori.

Më tej ai u shpreh se për një kohë të gjatë ka qëndruan në Greqi ,pasi atje ka prindërit dhe motrën. Duke folur për teatrin që bëhet në Athinë, regjisori u shpreh se aktorët atje janë shumë modestë. Duni, ndër të tjera tha se atje ke shanse të takosh aktorë shumë të mëdhen pasi janë shumë modestë. Sipas tij aktorët në Shqipëri janë të përkëdhelur.

 “Këtu aktorët janë më të përkëdhelur, mbase janë më të talentuar. Në përgjithësi njerëzit e zotë janë modenstë, edhe në Shqipëri ka nga këto. Më modestët që njoh unë janë; Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Timo Flloko, ndjes pastë Fatos Sela dhe Land Trebicka që kam pasur dhe fatin ti kem miq të ngushtë”.

Duke folur për aktorët që ai do preferonte të bashkëpunonte, regjizori u vu në silet dhe tha se nuk do fliste me emra. “Janë shumë nuk dua të bëj diferenca se edhe ndër ta kam miq të zotë. E kam të vështirë dhe e kam siklet të them emra”./abcnews.al