Ardit Nikaj, autor i 25 golave (17 kampionat, 8 kupë) me Vllazninë U19 sezonin e shkuar, është transferuar një ditë më parë te Skënderbeu, që nuk ka paguar për taksën e formimit.
Klubi shkodran sot ka zbuluar se ka mbajtur 20% të kartonit, në mënyrë që të përfitojë në të ardhmen në rast se sulmuesi i spikatur do të shitet në ndonjë klub tjetër.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në partneritet me Klubin e futbollit Skënderbeu dhe në dakordësi me lojtarin Ardit Nikaj ka arritur marrëveshjen për transferimin pranë klubit korçar të lojtarit, duke ruajtur 20% të të drejtave të kartonit në çdo transferim të mundshëm.
Gjejmë rastin të falënderojmë Klubin e Futbollit Skënderbeu për mirëkuptimin e krijuar në ofrimin e hapësirave për lojtarët e Akademisë Vllaznia, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë. /abcnews.al