Spektatori kryeqytetas mirëpret shfaqjen “Prostituta“ të Leka Bungos

schedule14:01 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 14:01 - 15 Dhjetor, 2018

Drama rrënqethëse “Prosituta”e autorit dhe regjisorit Leka Bungo u mirëprit nga spektatori kryeqytetas. Pas premierës në Teatrin Eksperimental, shfaqja do të jetë edhe në teatrin Skampa në Elbasan.

Autori dhe regjisori Leka Bungo sjell në skenën e Teatrit Eksperimental, një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare siç është prostituimi.

Përjetimet dhe kujtimet e vajzës 16 vjeçare e cila bie preh e prosituimit, vijnë në skenë nëpërmjet interpretimit të aktores se re Julinda Emirit, përkrah aktorëve me emër si Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malha, Natasha Sela e Vangjel Toçe.

Vajza vjen që përtej detit për t’u hakmarrë e anatemuar nga familja, i vëllai, i ati dhe kërkon atë njeri të cilin e do dhe e urren më shumë se asnjë njeri tjetër, të cilin e gjen deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo ish-prostitutë vjen të rrëfehet me një histori të padëgjuar më parë në dhomëzën e vogël të sankristisë në Kishën e Zojës.

Vepra flet për një histori të vërtetë, e vërtetë deri në dhimbje. Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë, kur ata ishin ende të rinj. Ngjarja flet për një vajzë 16 vjeçare e cila ka rënë preh e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishlindjeve. Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës.

Ajo e nisi rrëfimin e saj…“Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush”.

Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjeve regjisoriale.

Kjo shfaqje përcolli emocion dhe reflektim te publiku. Pas Tiranës drama do të ngjitet edhe në skenën e teatrit Skampa në Elbasan. /abcnews.al