Argjentina ka siguruar finalen e Botërorit, pasi ka mposhtur Anglinë me rezultatin 1:2 në një gjysmëfinale dramatike dhe tejet të luftuar.
“Tre Luanët” e nisën më mirë sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 55-të me Anthony Gordon. Sulmuesi anglez përfitoi nga një aksion i bukur i skuadrës dhe asistimi i Jude Bellingham për të dërguar topin në rrjetë.
Por Argjentina nuk u dorëzua dhe reagoi në momentet vendimtare. Enzo Fernandez barazoi në minutën e 86-të me një goditje spektakolare nga distanca, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit me tension maksimal, Lautaro Martinez vulosi përmbysjen. Sulmuesi argjentinas shënoi pas një aksioni të udhëhequr nga Lionel Messi, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 1:2 dhe biletën për në finale.
Me këtë triumf, Lionel Messi dhe shokët e tij vazhdojnë ëndrrën për një tjetër trofe të madh, ndërsa Anglia eliminohet pranë finales pas një beteje të fortë në fushë. Argjentina tashmë do të ndeshet me Spanjën në finale, më 19 korrik.



