Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spektakël në “Olimpico”/ Roma e Juventus barazojnë 3-3 në duelin e madh të Serisë A

schedule12:49 - 2 Mars, 2026

schedule 12:49 - 2 Mars, 2026

Ndërsa ndeshja shkonte përpara shumëkush thoshte me vete se e kishte parashikuar. Një Romë favorite qoftë edhe ndaj Juventusit ishte mendimi i përgjithshëm përpara duelit të Serisë A në “Olimpiko” dhe ashtu po ndodhte.

Të mbiquajturit “Bijtë e Ujkonjës” ishin në avantazh 3-1 që pasi kishte kaluar pak më shumë se një orë lojë, e u duk se vendasit e kishin vulosur vendin në Champions pikërisht në dëm të “Zonjës”.

Gjithsesi, lojtarët që mbanin në shpinë fanelën e lavdishme bardhezi reaguan, pavarësisht eliminimit të hershëm nga Champions pësuar ndaj Gallatasarajit.



Mos ndoshta, heroizmi kundër turqve ishte nxitja për atë që ndodhi? Ndoshta, por Juventus gjeti forca dhe karakter për të reaguar e të paktën për të mos humbur.

Roma kaloi në epërsi në pjesën e parë, me golin shënuar nga Fransa. Konseisao barazoi me të nisur pjesa e dytë, por Ndika në 54’ dhe Malen në 65’ i dhanë kryeqytetasve avantazhin 3-1.

Boga në 78’ I dha shpresë piemontezëve, ndërsa krenaria u mbrojt me golin nga Federiko Gati në minutën e tretë shtesë. Një përballje thuajse e barabartë, me verdhekuqtë që nuk shfrytëzuan rastet siç duhet dhe mund ta paguajnë.

“Po, Zonjë, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – shfaqje prej Championsi, Juve nga 3-1 në 3-3 në 15 minutat e fundit! Roma, barazim dhe pendesa!” “Deri në fund, – është titulli I “Il Korriere delo Sportit”, – Juve, britma e Championsit, barazon dy golat ndaj Gaspit! Nga 1-3 në 3-3! Çfarë reagimi!”

“Zebrat” janë 4 pikë larg vendit të katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions sezonin tjetër, me 47 pikë ndaj 51 të Romës. Shanset mbeten, pa ngarkesën e Ligës së Kampionëve dhe me kalendar më të favorshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!