Spektakël në “klasiken” e Superiores, Tirana e Vllaznia shënojnë nga një gol në dy minuta

schedule18:41 - 2 Mars, 2024

schedule 18:41 - 2 Mars, 2024

Më në fund ka ardhur edhe kundërpërgjigjja “bardheblu”, me kryeqytetasit e Tiranës që kanë arritur të ngushtojnë diferencën në “Loro Boriçi”, mirëpo festa e djemve të Erbin Fagut, nuk ka zgjatur shumë me “Kuqeblutë”, që kanë arritur të shënojnë sërish në portën e rekordmenëve të Superiores.

Fillimisht topin në rrjetë e dërgoi talenti 19-vjeçar i sulmit, Dijar Nikqi, i cili shfrytëzon më së miri një pasim të Patrick, për të ndëshkuar vendasit, në “Loro Boriçi”, mirëpo vetëm 2 minuta më vonë, arbitri Enea Jorgji akordon një 11-metërsh, në favor të Vllaznisë, pas një ndërhyrjeje të gabuar të kapitenit, Hoxhallari dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi”, Bekim Balaj, nuk gabon, duke trefishuar shifrat. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!