Janë mbyllur katër nga gjashtë ndeshjet e sotme të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Teuta ka arritur një triumf spektakolar ndaj Kastriotit. Dy gola në pjesën e parë dhe tre në fraksionin tjetër i mjaftuan skuadrës së Edi Martinit të kalojë në turin tjetër të Kupës.
Kukësi pjesën e parë e mbylli në disavantazh, por në të dytën skuadra e Gegës (nuk ishte i pranishëm në ndeshje) përmbysi me Ibraimin dhe Limajn. Skënderbeu likuidoi pa vështirësi fqinjët e Pogradecit me shifrat 3-0. Dygolëshi i Mensah dhe rrjeta e Berishës i siguruan kualifikimin skuadrës së Ahmatajt.
Partizani triumfoi minimalisht ndaj Apolonisë, aq sa për tu kualifikuar. Goli i Brown në minutën e 19-të vendosi gjithçka. Tirana-Korabi dhe Bylis-Dinamo janë mbyllur në barazime në kohën e rregullt. Do të nisë shtesë dhe në rast se mbyllen në barazim, penalltitë do vendosin gjithçka. Korabi luan me një lojtar më pak ndaj kampionëve në fuqi.
KUPA E SHQIPËRISË, Turi i Dytë
Grupi A
Tirana-Korabi 0-0
Teuta-Kastrioti 5-0
Shënues: Arapi 13’, Bregu 29’, Iran 72’
Bylis-Dinamo 1-1
Shënues: Beji 8’/ Djidjiwa 71’
Grupi B
Kukësi-Besa 2-1
Shënues: Koleci 8’/ Limaj 67’, Ibraimi 73’
Skënderbeu-Pogradeci 3-0
Shënues: E. Berisha 13’, Mensah 57’, 66’
Partizani-Apolonia 1-0
Shënues: Brown 19’