U prangos për dosjet, ja çfarë tha Haradinaj në intervistën e fundit në Abc News para arrestimit

schedule17:52 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:52 - 25 Shtator, 2020

Sot u arrestua në Prishtinë me kërkesë të prokurorisë Speciale Nasim Haradinaj, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve teksa po shkonte për të dhënë një intervistë në një televizion në Kosovë.

Shkak i arrestimit janë dosjet e publikuara të prokurorisë së Hagës në të cilat gjenden edhe emrat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Por cfarë tha Nasim Haradinaj për këtë dosje në intervistën e fundit para arrestimit, të cilën e dha në datë 19 shtator ekskluzivisht për Abc News. Ai deklaroi se do të nxirrte në publik cdo lloj dosje që do i dërgoheshin shoqatës së vetëranëve.

Hetuesit e Gjykatës së Hagës kanë marrë nga Shoqata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë, mijëra dosje të ndjeshme të kësaj gjykate.

Sot u arrestua edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati nga EULEX’i. Arrestimi i Gucatit dhe nisja për në Hagë u bë një ditë pasi që Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!