TIRANË- Rrugët e Shqipërisë kanë ndryshuar. Shumë prej tyre ofrojnë qarkullim cilësor.
Për shqiptarët e apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë, jo rrallë kjo shihet si mundësi për të çuar mbi normat ligjore. Përveç patrullave, policia rrugore ka futur për këtë në punë 25 aparate të lëvizshme radarësh.
“Në harkun kohor të një muaji në rang vendi policia vendos Rreth 20 mijë gjoba vetëm me radar, ndërsa në Tiranë ato arrijnë deri në 3 mijë, por a janë të paralajmëruar qytetarët se po monitorohen me radar”
Për mbrojtësit e të drejtave re njeriut, kjo mënyrë sesi ligji aplikohet, është në kurriz të atyre që ai duhet t’i mbrojë.
Avokati Arbër Hoxhaj, thotë se është e drejtë ligjore që qytetarët të jenë në dijeni të zonëve dhe akseve ku monitorohen me radarë. Duke filluar nga privatësia, por jo vetëm.
“Kodi ynë rrugor është i ngjashëm me atë Italian, por këtu te ne nuk ka ende tabela paralajmëruese që tregojnë se qytetarët po vëzhgohen me tabelë, që e cila është në shkelje me të drejtat e njeriut. Këto masa ndëshkuese përdoren më tepër si gracka për qytetarët të cilët e kanë të drejtë ligjore të jenë të informuar sepse nëse lëvizja e mjetit shoqërohet me fotografi, këtu kemi një tjetër shkelje atë të privatësisë”
Por a funksionon kjo mënyrë, e gjobave te larta dhe e heqjes se pikëve, si ndëshkim ndaj shoferëve?
“Zemërim, jo ndërgjegjësim thotë eksperti I sigurisë rrugore Fatjon Softa, shkaktojnë këto masa ndëshkuese të shoqëruara edhe me heqjen e pikëve nga leja e drejtimit tek qytetarët”.
“Vendosja e gjobave me shifra të larta nuk ndërgjegjëson as nuk paralajmëron, më shumë shkakton zemërim tek qytetarët. sepse bashkë me lekët, u hiqen edhe pikët e patentave që do të thotë se nëse ti do të ndërgjegjësosh dhe parandalosh atëherë vendos tabela paralajmëruese”, tha eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
“Kreu i qarkullimit rrugor në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit Altin Qato, e pranon se ka ende disa akse të cilat nuk janë pajisur me tabela informuese. Qato thotë se për policinë, nuk duhet të kënë rëndësi gjobat dhe ndëshkimet, por ndërgjegjësimi I qytetarëve për një qarkullim më të sigurt”
“Qëllimi I policisë është siguria rrugore dhe ndërgjegjësimit, në çdo aks ka tabela për kufizimin e shpejtësisë, çka do të thotë se qytetarët janë koshient që po kryejnë shkelje, por ka ende akse apo vende të papajisura me tabela informuese konkretisht peRr radarin gjë të cilën ne do e komunikojmë me entet përkatëse.”
Një tjetër ndëshkim I diskutueshëm është gjoba në para. Në një vend si Shqipëria, ku Minimumi jetik është 24 mijë lekë të reja, gjobat e vendosura me radar janë në shproporcion me pagat e minimumin jetik të qytetarëve, thotë eksperti avokati Arbër Hoxhaj. Madje qytetarëve jo rralle nuk informohen për to, para, gjatë e deri në përfundim të procesit të vendosjes së gjobës.
“Në të gjitha vendet e BE, gjoba vendoset në bazë të minimumit jetik, pra Italia vendos gjobë 300 euro sepse e ka minimalen 900, ndërsa tek ne me minimum jetik 320 mijë lekë të vjen gjoba 100-200 apo 300 mijë lekë të vjetra”, tha ai.
Për këtë Qato thotë se qytetarët kanë akses në e-albania dhe duhet t’i kontrollojnë aty masat ndëshkuese madje u është dhënë përparësi sepse kanë mundësi që përmes aplikacioneve të informohen direkt me sms dhe nëse nuk janë dakord kanë të drejtën e ankimimit.
“Qytetarët informohen përmes e-albanias në lidhje me gjobat që mund të kenë në mjetin e tyre, po ashtu ata kanë mundësinë edhe të informohen me sms nëpërmjet aplikacionit, por nëse nuk janë të qartë përmes kërkesave me shkrim ne ballafaqohemi me ta, me shkeljen e kryer , shpejtësinë mesatare apo ve ndodhjen”.
Por nga e-albania nuk vjen kurrë asnjë mesazh apo notifikim, jo vetëm për njoftim gjobash, por as për kërkesa që ti bën vetë në të. Në rastin më të mirë, kur aplikon për një dokument, përgjigja nga e Albania, vjen vetëm në email.
Mosnjoftimi i gjobave, shproporcionaliteti I tyre, por edhe privatësia. Shpesh këto gjoba shoqërohen me fotografim te shoferit te mjetit, fotografi te marra pa leje. Pra janë të paligjshme.
Nga ana tjetër është e drejtë ligjore që qytetari të dijë që është nën monitorim të kamerave apo radarëve, duhet të jetë në dijeni edhe gjatë procesit të vendosjes së gjobës e deri në përfundim të saj, këtu ka raste që qytetarët e shohin në e-albania ose kur të ndalon një patrullë e ta thotë polici fizikisht. Pra prapë jemi në shkelje
Për Ekspertin e sigurisë Fatjon softa, vendosja e gjobave, duket thjesht si lëvizje për të mbushur arkën e shtetit, ndaj ai sugjeron qe kodi rrugor të rishikohet.
“Kjo mënyrë nuk është e drejtë për tu aplikuar sepse nuk ndërgjegjëson, pra nuk jep rezultat në vendet ku bëhet kjo gjë bëhet vetëm për të mbushur arkën e shtetit dhe rëndojnë qytetarët, prandaj kodi rrugor duhet të rishikohet dhe përshtatet”, tha Softa.
Komisioneri për të drejtën e informimit, i kontaktuar nga Abc News nuk ka pranuar të japë një reagim, zyra e shtypit është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme në këtë moment të japë një intervistë apo reagim duke orientuar përgjegjësinë tek institucionet përkatëse/abcnews.al

