Raymond Domenech godet sërish. Fillimisht e pari me Atalantën dhe trajnerin Gan Piero Gasperini, pasi PSG e eliminoi ekipin italian. Tani e ka me Pep Guardiola, një ditë pasi Lyon nxori nga Champions League skuadrën e Manchester City.
Trajneri francez thekson se fajtor për eliminimin e “Qytetarëve” ishte Pep Guardiola, edhe pse shumë njerëz mund të fajësojnë Sterling prej rastit të humbur në pjesën e dytë.
On livre sterling à la vindicte populaire mais le vrai responsable du Brexit footballistique de https://t.co/bL2lzluPA9 est bien la légende PeP him self. Après celle du sens tactique des Italiens, c’est cette notion floue de la beauté du jeu qui chavire devant la réalité.
— Raymond Domenech (@RaymondDomenech) August 16, 2020
“Fajtori i madh në sytë e njerëzve është Sterling, por përgjegjësi i vërtetë është Pep legjenda, dora vetë. Pas legjendës se taktikës së italianëve, është ky nocioni i turbullt i bukurisë së lojës që vihet përballë realitetit”, shkruan Domenech në llogarinë e tij në “Twitter”.