Spanjë, separatisti Puigdemont kthehet pas 7 viteve arrati dhe përballet me arrestimin

schedule14:10 - 8 Gusht, 2024

schedule 14:10 - 8 Gusht, 2024

Puigdemont u kthye në Spanjë pas shtatë vjet mërgimi të vetëimponuar, pavarësisht se kishte një urdhër arresti në pritje.

Ish-lideri katalanas Carles Puigdemont është kthyer nëSpanjë për herë të parë që kur u largua nga vendi pas votimit të pavarësisë në vitin 2017.

Carles Puigdemont doli para mbështetësve të tij në Barcelonë këtë të enjte, pasi kaloi shtatë vjet në mërgim të vetëimponuar.

Puigdemont, ndaj të cilit ka një urdhër arresti për rolin e tij në një përpjekje të dështuar për pavarësi, u kthye në Spanjë për herë të parë pas përpjekjes

Sipas TV3, policia katalanase ka nisur një operacion për gjetjen dhe arrestimin e Puigdemont-it.

Deklaratat e Puigdemont-it

Puigdemonti doli në skenë i rrethuar nga zyrtarë të partisë së tij, Junts, për t’iu drejtuar mijëra ndjekësve që e brohorisnin në katalanisht.

“Edhe pse duan të na dëmtojnë, unë erdha këtu sot për t’i kujtuar se ne jemi ende këtu”, tha ai.

“Ne nuk kemi të drejtë të dorëzohemi, sepse e drejta për vetëvendosje i përket popullit katalanas”. “Kurrë nuk do të jetë krim mbajtja e një referendumi”.

Puigdemonti ishte planifikuar të merrte pjesë në seancën e parlamentit rajonal të së enjtes, ku ishte planifikuar të bënte betimin një lider i ri rajonal, pas zgjedhjeve të majit, në të cilat partia separatiste e linjës së ashpër të Puigdemont, Junts, doli e dyta.

“Që për ta bërë këtë rrezikoj ndalimin arbitrar dhe të paligjshëm, tregon anomalinë demokratike që ne kemi për detyrë ta denoncojmë dhe ta luftojmë”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Pse mund ta arrestojnë?

61-vjeçari ia ka kushtuar karrierën e tij pavarësisë së Katalonjës, por qëndrimi kryesisht jotransigjent i partisë së tij ka shkaktuar konflikt me qeverinë qendrore të Spanjës dhe partitë e tjera separatiste.

Ai drejtoi qeverinë rajonale të Katalonjës në vitin 2017, kur u mbajt një referendum për pavarësinë pavarësisht një ndalimi gjyqësor. Pasoi një shpallje jetëshkurtër e pavarësisë.

Puigdemonti, i cili udhëtoi nga Belgjika, përballet me akuza për shpërdorim për rolin e tij në përpjekjen për të ndarë Katalonjën nga pjesa tjetër e Spanjës.

Qeveria katalanase pretendon se rreth 2.3 milionë njerëz, rreth 43% e votuesve me të drejtë vote, morën pjesë në referendum dhe se pak më shumë se 92% votuan në favor të ndarjes nga Spanja.

Megjithatë, shumë njerëz që kundërshtojnë pavarësinë e bojkotuan votimin.

Katalanasit votojnë në zgjedhje vendimtare rajonale

Parlamenti spanjoll miratoi një ligj amnistie në maj për ata që janë përfshirë në secesio , por Gjykata e Lartë deklaroi muajin e kaluar se ai nuk zbatohej plotësisht për Puigdemont. Ai tha se amnistia nuk vlen për ata që akuzohen për shpërdorim të fondeve publike, një akuzë e ngritur kundër kreut të Junts.

Presidenti i qeverisë spanjolle, Pedro Sánchez, pranoi ligjin e amnistisë në këmbim të mbështetjes së Junts për një qeveri të brishtë të pakicës në Parlamentin spanjoll. Kjo shkaktoi protesta të mëdha në rrugë të organizuara nga e djathta ekstreme kundër këtij hapi.

Sánchez përballet me kundërshtimin nga e djathta dhe gjithashtu nga partia e tij socialiste për një propozim për t’i lejuar Katalonjës kontrollin e plotë të taksave të mbledhura në rajon. /DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!