Spanjë, mocionin mosbesimi ndaj kryeministrit Rajoy

schedule14:56 - 28 Maj, 2018

schedule 14:56 - 28 Maj, 2018

Presidenca e Kongresit të Deputetëve në Madrid ka caktuar të premten e 1 Qershorit si ditë për hedhjen në votim të mocionit të mosbesimit kundër kryeministrit konservator Mariono Rajoy. Mocioni i mosbesimit ndaj tij dhe ekzekutivit që drejton u propozua nga opozita. Debatet në Parlamentin spanjoll do të nisin të enjten me prezantimin e programit të kandidatit për kryeministër nga opozita, liderit socialist Pedro Sanchez, i cili ka marrë dhe mbështetjen pa kushte nga kryetari i Podemos, Pablo Iglesias./abcnews.al