Spanjë, i takojnë femrave postet kryesore në qeverinë e re të kryeministrit Sanchez

schedule13:55 - 6 Qershor, 2018

schedule 13:55 - 6 Qershor, 2018

Qeveria e re spanjolle do të përbëhet nga shumë femra, disa prej të cilave do të drejtojnë ministri shumë të rëndësishme. Në këtë mënyrë, kryeministri i ri Pedro Sançez rikthen përsëri traditën e barzisë gjinore në ekzekutiv.

Në Spanjë komandojnë femrat. Ekzekutivi i ri me kryeministër Pedro sanchez do të përbëhet nga shumica femra sipas asaj që raportojnë mediat vendase: madje atyre u janë rezervuar disa nga detyrat më delikate dhe të rëndësishme. Zëvendëskryeministre e parë dhe përgjegjëse për politikat e barazisë është emëruar Carmen Calvo, ministria e ekonomisë Nadia Calvino-s dhe ajo e financave Maria Jesus Montero.

Në total janë 8 ministre femra nga 16 që janë gjithsej. Madje mediat spanjolle flasin për një qeveri me maxhorancë femërore, me zëvendësministre dhe funksionare të tjera në ekzekutivin e ri. Në fakt kjo është qeveria e tretë me ndarje 50-50, një traditë kjo e nisur nga kryeministri Zapatero në 2004.

Por më pas Mariano Rajoy, shefi i qeverisë të sapodorëhequr, ka prishur këtë ekuilibër duke shkaktuar protesta të shumta në botën femërore spanjolle. Ndërkohë, pas dështimit të votëbesimit në parlamentin e Madridit, Rajoy dha dorëheqjen nga posti i tij në Partinë Popullore dhe deklaroi se nuk do të jetë më në politikë. /abcnews.al