Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Spanjë mbetet tragjik, por trendi është drejt uljes. Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 683 persona.
Numri total i personave që e kanë humbur betejën me virusin është rritur në 15,238, njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë
Ndërsa gjatë orëve të fundit, vendi ka regjistruar 4,226 të infektuar të rinj me koronavirus, duke bërë që numri total për të gjithë shtetin të rritet në 152,446. Kështu, Spanja mbetet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë sa i përket numrit të të infektuarve por edhe viktimave.
Në vendin e parë janë SHBA-të me 435,160 të infektuar dhe 14,797 viktima. Kryeministri spanjoll ka thënë se të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në vendi janë “inkurajuese”.
Pedro Sanchez i tha parlamentit: “Zjarri po fillon të vihet nën kontroll” të enjten. /abcnews.al/