Numri i rasteve të reja në Spanjë ka shënuar rënie, duke shënuar kështu numrin më të ulët të të infektuarve për herë të parë gjatë këtij viti. Më shumë se tre të katërtat e popullsisë spanjolle janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, ndërsa maskat mbeten të detyrueshme në ambiente të mbyllura.
Vendi regjistroi 1,807 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 4.97 milion që nga fillimi i pandemisë dhe 23 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 85,701./abcnews.al