Spanja pranon 300 mijë emigrantë në vit/ Synon të rrisë fuqinë punëtore

schedule21:59 - 19 Nëntor, 2024

schedule 21:59 - 19 Nëntor, 2024

Spanja do të zgjerojë forcën e saj punëtore duke legalizuar rreth 300,000 emigrantë pa dokumenta cdo vit përgjatë tre viteve të ardhshme.

Ekonomia e Spanjës është ekonomia që po rritet më së shpejti në BE, e stimuluar nga një valë emigrantësh të kualifikuar nga Amerika Latine. Ky resurs ka mbushur mangësitë e fuqisë punëtore në sektorë si teknologjia dhe mikpritja, duke rritur prodhimin e brendshëm bruto (PBB) me 3.4% në tremujorin e tretë krahasuar me vitin e kaluar.

Reforma e parashikuar nga qeveria shkurton procedurat ligjore dhe administrative për lejet e punës dhe të qëndrimit duke lejuar emigrantët të regjistrohen si punëtorë të pavarur ose me pagë.
Reforma gjithashtu do të përfshijë dhe vizat afatgjata dhe ata që kërkojnë punë do të mund ta zgjasin vizën nga 3 në 12 muaj, ndërsa ata me vizë studimi mund të punojnë deri në 30 orë në javë.

“Spanja duhet të zgjedhë mes të qenit një vend i hapur dhe i pasur ose një vend i mbyllur dhe i varfër, dhe ne kemi zgjedhur të parën,” tha Saiz, duke shtuar se vendi ka nevojë për rreth 250,000 deri në 300,000 punëtorë të huaj që paguajnë taksa çdo vit për të mbajtur shtetin e tij të mirat sociale.
Spanja, e udhëhequr nga një qeveri koalicioni të majtë, ka qenë përgjithësisht mikpritëse ndaj emigrantëve, ndërsa shtete të tjera europiane si Italia dhe Gjermania po përpiqen të forcë kontrollin e kufijve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!