Numri i personave që humbin jetën nga koronavirusi brenda një dite në Spanjë vazhdon me një trend rënës.
Brenda 24 orëve, vendi raportoi 399 viktima të reja duke bërë që numri total i viktimave të rritet në 20,852. Ndërsa, të dielën vendi regjistroi 410 viktima.
Gjatë orëve të fundit, Spanja ka regjistruar gjithashtu 1,536 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri total i të infektuarve të rritet në 200,210. Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez pritet të kërkojë nga parlamenti që të zgjasë masat shtrënguese deri në 11 maj.
Që nga 27 Prilli, pritet që prindërit të lejohen të marrin fëmijë nën 12 vjeç jashtë për ushtrime, megjithëse ka ankesa se kjo i lë fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç “të veçuar”.
Akoma nuk ka shenja të heqjes së kufizimeve nën të cilat njerëzit lejohen të largohen nga shtëpia verëm për të shkuar në punë, për të blerë ushqim ose për arsye mjekësore, megjithëse ka një presion në rritje për t’i lejuar njerëzit jashtë për periudha të shkurtra stërvitje. /abcnews.al/