Spanja planifikon rritjen e pagave me 2% për nëpunësit civilë

schedule14:36 - 5 Tetor, 2021

schedule 14:36 - 5 Tetor, 2021

Qeveria spanjolle planifikon rritjen e pagave me 2% për nëpunësit civilë në 2022, për ti ndihmuar ata të përballojnë rritjen e çmimeve të konsumit,  sipas një burimi qeveritar. Rritja e pagave do të duhet të ratifikohet nga kabineti dhe më pas nga parlamenti para fundit të këtij viti si pjesë e projekt -ligjit të buxhetit të qeverisë të vitit të ardhshëm.

Sipas qeverisë, rritja e çmimeve është kalimtare, por Banka e Spanjës ka paralajmëruar për efektet e raundit të dytë, të tilla si rritja e pagave. Paga minimale e Spanjës u rrit me 1.6% në shtator dhe qeveria planifikon rritje të mëtejshme gjatë 2022.

Pensionet ndërkohë do të rriten më 1 janar për t’iu përshtatur normës mesatare të inflacionit të vitit 2021, të cilën ekspertët vlerësojnë se do të jetë rreth 2.8%./abcnews.al