Spanja ka dhënë dritën jeshile për dozën e katërt të vaksinës kundër Covid për qytetarët më të rrezikuar. Vendimi ka të bëjë me pacientët me kancer, pacientë që kanë kryer operacione, pacientët me dializë dhe që kanë imunitet të dobët, tha Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se doza përforcuese do të jepet pesë muaj pas dozës së tretë.
Për popullatën e përgjithshme, doza e tretë e vaksinës do të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç dhe mund të jepet pesë muaj pas dozës së fundit dhe jo gjashtë muaj.
Me 90.5% e popullsisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, Spanja është një nga vendet e para me numrin më të lartë të të vaksinuarve. 38.5% e fëmijëve midis moshës 5 dhe 11 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Vendi ka regjistruar 7.7 milionë raste dhe 90.508 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al