Spanja lehtëson masat anti-Covid, rihap klubet e natës

schedule08:37 - 3 Qershor, 2021

schedule 08:37 - 3 Qershor, 2021

Rajonet spanjolle që kanë  shënuar një normë të ulët të të infektuarve do të rihapin klubet e natës përpara se të arrihet imuniteti i tufës, sipas një deklarate nga ministria e shëndetësisë. Rajonet që kanë një normë të të infektuarve nën 50 raste për 100,000 persona do të jenë në gjendje të hapin klubet e natës deri në orën 3 të mëngjesit, duke filluar nga gushti.

“Duhet një rikthim gradual dhe progresiv i normalitetit”, u tha gazetarëve ministrja e shëndetësisë, Carolina Darias.

Shkalla e përgjithshme e infektimit në Spanjë ra në 118.5 raste për 100,000 persona të mërkurën, por vetëm ishujt Balearic, Valencia dhe  Ceuta plotësojnë kërkesën për nën-50. Pavarësisht nga ulja drastike e viktimave numri zyrtar i të vdekurve nga COVID -19 është mbi 80,000.

Ministria tha se klubet  e natës ishin një alternativë më e sigurt sesa festat në rrugë që kanë qenë të zakonshme në qytetet spanjolle gjatë fundjavave që nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar dhe mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e turizmit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!