Spanja kërkon të fusë traditën e “freskimit” në UNESCO

schedule17:02 - 19 Nëntor, 2021

schedule 17:02 - 19 Nëntor, 2021

Kur dielli perëndon në qytetin e Algar, qytetarët nxjerrin karrige jashtë shtëpisë së tyre për tu freskuar nga vapa dhe për të biseduar me komshinjtë e tyre. Kjo traditë ekziston prej dekadash dhe daton që nga kohët që të parët e tyre ktheheshin nga puna në fusha në mbrëmje dhe nuk kishin ajër të kondicionuar.

Jashtë oborreve te shtëpive gjen karrige që përdoren prej 50 vjetësh. Në vitet e fundit numri i njerëzve që praktikojnë këtë traditë ka rënë për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale dhe pandemisë.

Shumë njerëz për të mbajtur traditën gjallë po inkurajojnë të tjerët që të dalin jashtë shtëpive për të kaluar një kohë kualitative dhe që kjo pjesë e historisë së tyre të njihet nga Unesco. /abcnews.al