Spanja kërkon ekstradimin, Gjykata merr vendimin për Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit

schedule10:45 - 10 Maj, 2022

schedule 10:45 - 10 Maj, 2022

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg për 40 ditë Alfred Prodanin, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit.

Alfred Prodani është arrestuar për llogari të Spanjës.   Në gjykatë caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor është dhënë që t’i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit.

https://youtu.be/eDpJA30IlDE

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!