Spanja ka anuluar një marrëveshje për të blerë sisteme raketash antitank që do të prodhoheshin në Madrid nga një degë e një kompanie izraelite në një përpjekje për t’u larguar nga teknologjia ushtarake izraelite, tha të martën Ministria e Mbrojtjes.
Sipas mediave të huaja, vendimi do të ndikojë në licencën për 168 sisteme raketash antitank SPIKE LR2 me një vlerë të vlerësuar prej 285 milionë eurosh.
Sistemet do të ishin zhvilluar në Spanjë nga Pap Tecnos, një degë me seli në Madrid e Rafael Advanced Defence Systems të Izraelit, thanë mediat lokale.
“Qëllimi është i qartë… një shkëputje totale nga teknologjia izraelite”, u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegría, duke shtuar se qeveria po studion “efektet e anulimit”.


