“SPAK-u po godet, do të ketë ‘vula’ të tjera”/ Zheji: Dalja e Berishës në ballkon mesazh për Bardhin, “jam unë kryetari”!

schedule21:17 - 26 Mars, 2024

schedule 21:17 - 26 Mars, 2024

Situata dhe kriza që ka përfshirë opozitën u komentua në emisionin “Real Story” në ABC News. Analisti, Artur Zheji gjatë intervistës u ndal edhe tek aksionet e SPAK, duke thënë se nuk po kursehet aspak, madje po godet sipas tij “360 gradë”, ndërsa paralajmëroi se gjatë muajit prill do të ketë sërish çështje të “nxehta” që do të trajtohen nga SPAK.

“Ka njerëz që kanë një opinion që SPAK akoma nuk e ka thënë fjalën e vet dhe do të godasë me predha të rënda. Edhe ndonjëri që është jashtë Shqipërisë, apo edhe ata që janë larguar nga Shqipëria SPAK sipas informacioneve të mia po bën marrëveshje për riatdhesimin e tyre. E gjithë kjo për opozitën është konveniente. SPAK-u po godet 360 gradë, “po shqep 360 gradë”. Muaji prill do të jetë shumë domethënës dhe do të ketë ‘vula’ të tjera, ‘vula e Rithemelimit’ nuk do jetë më lajm. Por nuk do të doja të isha në lëkurën e atyre që kanë djersë të forta”, theksoi Zheji.

Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se skena politike do të jetë e ndryshme sidomos gjatë zgjedhjeve.

“Unë shoh deri në zgjedhje dhe për mua është e sigurt që skena politike do të jetë e ndryshme. Kujt ia merrte mendja që në krizën Beleri do të futej një element tjetër që i dha një tjetër turbullirë ngjarjes”, tha ndër të tjera Minxhozi.

Ndërsa komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në ballkonin e banesës, u shpreh se i gjithë qëllimi i Berishës është të japë një mesazh të qartë, që ai është aty dhe se është ai kryetari.

“Un po pres të shoh edhe çështjen e Komisioneve. Ndërsa skenografia e daljes së Berishës në dritare, është për t’i thënë Gaz Bardhit dhe të tjerëve se vërtet ju futa në grup, por unë jam kryetari. I kujton të tjerëve që jam mirë me shëndet dhe mirë me pushtet, “ju jeni lojtar, luani tek oborri i shkollës, por drejtori i shkollës jam unë”. Pra doktori mendoj që del për këtë mision. Nëse këta i gënjen mendja se doktori nuk është mirë, e kanë shumë gabim sepse “populli thotë ‘mbreti nuk është kurrë mirënjohës, por vetëm të shpërblen”, tha ndër të tjera Zheji.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!