Shtyhet seanca për Irena Gjokën, shkak kërkesa e Adriana Kalasë, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor. Seanca e radhës do të mbahet në 4 maj.
Prokuroria e Posaçme u përfaqësua nga Bledar Maksuti.
Gjyqtarja Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Por sipas SPAK-ut procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.


