Partia Demokratike në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit Rama. PD ka publikuar videomesazhin e liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke rënditur fakte që sipas saj janë provë e vjedhjes flagrante të qeverisë. PD gjithashtu thekson se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet.
“Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët”, shkruhet në rrjetin social “Facebook”.
Statusi:
Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:
1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.
Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.