Prokuroria e Posaçme kë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi nuk është dakord me dënimin e dhënë ndaj Tahirit.
Me këtë rekurs, SPAK kërkon që Saimir Tahiri të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, ndërkohë SPAK kërkon që ai të dënohet edhe për akuzën e grupit kriminal e trafikut të drogës.
“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK
Duke u dënuar për “Shpërdorim detyre”, Tahiri “u lirua” nga akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Momentalisht Saimir Tahiri po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit./abcnews.al/