“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi”, zyrtari i SHBA takohet me Dumanin

schedule17:13 - 28 Shtator, 2023

schedule 17:13 - 28 Shtator, 2023

I ngarkuari me Punë nga SHBA, David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA që mbështesin sektorin e drejtësisë janë takuar sot me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Altin, Dumani, prokurorë të SPAK dhe hetuesit e NBI.

Në një postim ambasada e SHBA shkruan se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Në fund, Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK duke theksuar se Dumani ka mbështetjen e tyre të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

SPAK is making impressive progress on Albania’s justice reform objectives. Today, Chargé d’Affaires David Wisner and U.S. Embassy colleagues supporting the justice sector met with SPAK Chief Special Prosecutor Altin Dumani, SPAK prosecutors, and NBI investigators who are working to root out organized crime and corruption in Albania. The work of SPAK and others in the justice sector requires immense courage, integrity, and passion.

Mr. Wisner conveyed the United States’ appreciation for the work of SPAK, emphasizing that it has our full support to carry out its mission on behalf of the Albanian people./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!